Reforma parlamentare nis javën tjetër

Këtë e bëri të ditur sot deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Gjoni, i cili theksoi se për këtë kishte rënë dakord edhe mazhoranca, me të cilën ishte biseduar.
Sipas tij, reforma bazohet në ndryshimin e Rregullores së Parlamentit, ku do të merret si referencë edhe rekomandimet e Komisionit Evropian.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Komisioni parlamentar i Ligjeve, ra dakord të shtyjë për mbledhjen ku po diskutohej për një ligj për bankat që kërkon 3/5-t e votave në Parlament. Vendimi erdhi pas kërkesës së deputetëve të opozitës, ku fillimisht drafti do të diskutohet midis grupit socialist të deputetëve pjesë e këtij komisioni.
Socialistët thanë se kjo të bëhet pasi të dorëzohen propozimet për ligjet që kërkojnë 3/5 në Kuvend. Pritet që sot në emër të Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj të çojë në komisionin e ligjeve edhe axhendën me ligjet që kërkojnë 3/5. /S.Ll/Start/
2011-11-08 10:31