U jepet lamtumira 3 viktimave të Xhenovës

Pasojat e përmbytjes në Genoa, Itali
U është dhënë lamtumira e fundit tre viktimave të tragjedisë së ndodhur në Xhenova të Italisë, në 4 nëntor. Mijëra banorë të fshatit Shën Koll, të afërm dhe personalitete kanë bërë homazhe dhe janë solidarizuar me familjen e Flamur Djalës duke përcjellë në banesën e fundit bashkëshorten e tij Shpresën si edhe dy vajzat e mitura Xhoia dhe Xhanisa përkatësisht 8 dhe 1 vjeçe, të cilat humben jetën nga katastrofa natyrore në shtetin Italian.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe konsulli Italian në Shkodër Roberto Andreotti i cili i shprehu ngushëllimet familjes Djala duke e konsideruar humbjen e tre jetëve si një tragjedi të madhe, por nga ana tjetër është shprehur se fatkeqësia natyrore është diçka që nuk mund të kontrollohet.
Në orën 13:00 të ditë së martë u shënua momenti i fundit që 29 vjeçarja Shpresa Djala dhe dy vajzat e saj Xhoja 8 vjeç dhe Xhanisa 1 vjeçe kanë udhëtuar me familjarët e tyre, për tu prehur në vendin e tyre.
Lindita Kokaj