Berluskoni i përgjigjetakuzave: Do hedhnë gjyq shtetin
MILANO- “Këto janë procese false me akuza krejtësisht të pabaza” Kështu reagoi kryeministri italian Silvio Berluskoni, pas kërkesës së dorëzuar sot nga prokurorët në Milano për të kërkuar gjykim të shpejtë ndaj “kavalierit” lidhur me akuzat për marrëdhënie seksuale më një minorene.Gjatë një konference për shtyp në kryeministri, Berluksoni deklaroi se do të hedhë në gjyq shtetin.
“Këto praktika shkelin ligjin, janë kundër Parlamentit. Prokuroria e Milanos nuk ka kompetence territoriale dhe as funksionale. Është e turpshme, e sikletshme dhe e shpifur. Unë nuk e di se kush do të paguajë, por në fund shteti do të paguajë, kështu që do të paraqes kauzë ndaj shtetit. Ajo që më shqetëson është gjithë kjo fushatë negative mediatike, sepse nuk shqetësohem për veten time, kam arritur cdo objektiv. Unë bëj plot sakrifica për vendin, më vjen keq vetëm që këto gjëra ofendojnë dinjitetin dhe hedhin baltë mbi Italinë.” u shpreh kryeministri italian.
Nga ana e saj Prokuroria e Milanos deklaron se ka prova të mjaftueshme për këtë ceshtje, ku mes tyre janë telefonatat e vetë kryeministrit.
Prokurorët në Milano dorëzuan sot kërkesën zyrtare, për gjykim të shpejtë të kavalierit, lidhur me 2 shkelje ligjore në ceshtjen “Rubi”, e para se ka paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me balerinën minorene, dhe e dyta për favorizim, lidhur me akuzat se minorenia u lirua nga paraburgimi me urdhër të tij.
(e.n/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berluskoni i përgjigjet akuzave: Do hedh në gjyq shtetin