E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: Slloveniashumë e fortë, nukluajmë më për kualifikim

TIRANE- Shqipëria do të luajë të mërkurën miqësoren e parë për vitin 2011, atë ndaj Sllovenisë së Matjazh Kek. Trajneri Josip Kuzhe ka deklaruar përpara kësaj sfide se synon jo vetëm të testojë futbollistët, por edhe të marrë një rezultat të mirë.

“Me Maqedoninë ishte një shans i madh për futbollistët e rinj, sepse Skela dhe Cana nuk ishin, ndërsa kishim edhe mungesa të tjera. Por, ajo ishte ndeshja e vetme ku unë mund të eksperimentoja, pasi tani e tutje, synimi janë kualifikueset. Me Slloveninë nuk është një ndeshje e lehtë, më besoni, ata janë një skuadër shumë e mirë. Realiteti i futbollit shqiptar është i tillë, që ne na duhet të luftojmë për një pozicion më të mirë dhe jo të kemi objektiva të rëndësishëm, siç është kualifikimi.

Në këto momente, një problem i madh do të jetë gjetja e mënyrave për të shkuar te goli, pasi na mungon edhe Skela”. Kuzhe bëri gjithashtu të ditur se ndaj Sllovenisë do të luajnë Ujkani, Dallku, Cana, Teli, Vangjeli, Lila, Duro, Agolli, Salihi dhe Bogdani.

Ai pranoi se skuadra duhet të fitojë në mënyrë që të krijohet një atmosferë e mirë para ndeshjes me Bjellorusinë në muajin mars, që është decizive për Shqipërinë në Euro 2012.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›