E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni injoron Prokurorinë

Prokuroret ne Itali kane kërkuar një gjykim te menjehershem për kryeministrin Silvio Berluskoni, me akuzën e marrëdhënieve seksuale me një prostitute minorene dhe abuzim te pushtetit, menjëherë pas refuzimit te tij per tu paraqitur para institucionit te akuzes. Lajmi është njoftuar nga te gjitha mediat vendase te cilat shkruajnë se tashme i takon trupit gjykues qe te pranoje ose jo kërkesën e prokurorisë nisjen e procesit per kavalierin. Nderkohe nga ana e tij kryeministri 74-vjeçar i Italisë i ka hedhur poshte te gjitha akuzat kundër tij, duke i cilesuar ato si te motivuara politikisht, ndersa ka sulmuar serish prokuroret. Akuzat ndaj Silvio Berluskonit, nisen pas nje ndërhyrjeje te tij per lirimin e nje vajze marokene te njohur si Rubi, e cila u ndalua per shkak te ushtrimit te profesionit te saj ne moshën 17-vjeçare. Ndërkohë, nga ana e saj edhe Rubi i ka mohuar mohuar akuzat për marrëdhënie seksuale me kavalierin.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›