Alarmi i Napolitanos Al Kaeda kercenon SHBA-ne

Shtetet e Bashkuara përballen me shkallën më të madhe të rrezikut për të qënë objektiv i një sulmi terrorist që nga 11 shtatori 2001. Alarmi u lëshua pikërisht nga sekretarja për sigurinë e brendshme Janet Napolitano. Në kuadër të një seance dëgjimore në kongres ajo shpjegoi se përgjatë dekadës së fundit progresi për ti bërë SHBA-të një vend më të sigurt ka qenë i madh por kërcënimet janë ende prezente e për momentin në nivelin më të lartë të dhjetë viteve të fundit.
Në fjalën e saj Janet Napolitano theksoi se Al Qaeda vazhdon të përfaqësojë një kërcënim të rëndësishëm për SHBA-të ndonëse burimet e saj janë dobësuar ndjeshëm. Ajo që sipas saj ka ndryshuar ndjeshëm është mënyra e procedimit të tërroristëve të udhëhequr nga Osama bin Laden. Sipas saj sot këto grupe tentojnë të vecojnë e rekrutojnë amerikanë apo nënshtetas perëndimorë me lidhje të pakta me perëndimin. Në fakt gjatë muajve të kaluar nuk kanë munguar përpjekjet nga individë që përqiqen të kryejnë sulme terroristë përfshirë këtu një Nigerian që kishte fshëhur një bombë në veshjet e tij si dhe një tjetër që kishtë planifikuar një sulm në sistemin e metrosë të Shteteve të Bashkuara.
Delina Bitraku