Vijojnë protestat në Egjipt, dita e 17-të
Serish protesta te dhunshme ne Egjipt. Demonstruesit, ne ditën e 17 te marshimit ne rrugët e Kajros, bene thirrje për te hedhur poshtë regjimin 30-vjeçar te presidentit Mubarak, duke injoruar çdo thirrje për stabilitet ne vend. Protestuesit vijojnë te qëndrojnë përballe godinave qeveritare, por nga ana tjetër, Mubarak refuzon te japë dorëheqjen pasi sipas tij ne këtë mënyrë vendi do te shkonte drejt një kaosi te vërtetë. Zv/presidenti i Egjiptit, Omar Suleiman, i cili po ndjek prej ditësh bisedimet me grupet e opozitës, ka deklaruar se tashme është bere gati një harte për strategjitë qe do te ndjeke qeveria. Ne te njëjtën kohe, Suleiman ka dënuar ashpër protestuesit për paralizimin e mbare ekonomisë egjiptiane. Pas deklaratave te zv/presidentit egjiptian, ka reaguar Shtëpia e Bardhë, e cila ka ashpërsuar tonet e saj, duke i bere thirrje qeverise se Egjiptit me ne krye Mubarak, qe te japë dorëheqjen e menjëhershme, pasi situata ne vend është e pashprese. Qeveria amerikane kërkon edhe ndalimin e arrestimeve për gazetaret dhe aktivistet e tjerë.
Shpërndaje