E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni kalon provën e parë

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ka kaluar provën e parë, atë të Senatit duke marrë 317 vota pro dhe 293 kundër.

Por ajo që konsiderohet si beteja e vërtetë do të jetë ajo që do të kryhet në Dhomën e Deputeteve.

Berluskoni mbajti një fjalim informues prej 40 minutash në Senat. Kryeministri deklaroi se nuk ka alternativa të tjera përvec qeverisë së tij dhe se opozita është e përcarë dhe nuk është në gjendje të nxjerrë as lider dhe as program.

Silvio Berluskoni garantoi se aleanca me Lidhjen e Veriut është e sinqertë dhe solide, gjë që këto ditë sikur ishtë vënë në dyshim pas disfatës në zgjedhjet lokale dhe në katër referendumet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›