Francë, tërhiqet hetimi ndaj Shtraus Kanit

Shkrimtarja Tristane Banon ka akuzuar Shtraus Kanin se ka tentuar ta përdhunojë në vitin 2003, gjatë një interviste për një libër.
Akuza e saj u bë publike gjatë kohës që Kan akuzohej edhe në Nju Jork për përdhunim, akuzë që më vonë u rrëzua.
Kan më herët thuhet të ketë pranuar se “ka avancuar” në drejtim të Banon, por mohon përdorimin e çdo lloj dhunë dhe do ta padisë shkrimtaren për shpifje.
Pas akuzave të bëra për përdhunim në Nju Jork, Kan dha dorëheqjen nga posti i kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Njëkohësisht atij iu zeruan shanset edhe për të kandiduar për President të Francës në vitin e ardhshëm./Start/F. Prroni/
2011-10-13 17:29