E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder 40 vjecari plagos me arme kusheririn e tij

Një 40 vjecar ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga djali i xhaxhait të tij për motive të dobëta. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin “Toplan të Komunës Shllak në Dukagjin .

I plagosuri Sokol Mali është dërguar me helikopter në Spitalit Rajonal të Shkodrës, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Uniformat blu pak minuta pas ngjarjes kanë arrestuar autorin e plagosjes, gjeneralitetet e te cilit per arsye hetimore nuk bëhen të ditura.
Po kështu është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së krimit. Gjate kontrollit të banesës personit të dyshuar, është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, e cila do ti nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›