E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni optimist per fitoren ne zgjedhjet parlamentare

Silvio Berluksoni di të bëjë për vete mbështetësit e tij. Përdor sensin e tij të humorit për të inkurajuar përkrahësit e partisë së tij Populli i Lirisë. E nis fjalimin e tij në një tubim elektoral në Romë, duke bërë humor me sekretarin e partisë Angelino Alfano.
“Erdhi ideja të bëj këtë verpim dhe teë them: “Anxhelino tani është radha jote”.
Shumica e sondazheve e rendisin koalicionin e qendrës së majtë të drejtuar nga Partia Demokratike e Pier Luixhi Bersanit të fitojë në zgjedhjet parlamentare.

“Populli i Lirisë ka ka rritur mbështetjen nga 14 % në 23.1%. Ky është një rikthim i jashtëzakonshëm. Na ndajnë vetem 3 javë nga zgjedhjet dhe ne kemi shpejtësinë e duhur për t’ua kaluar të gjithëve”.

Manjati miliarder e kaloi pothujase në hije vitin e kaluar, por bëri një rikthim të bujshëm dhjetorin e kaluar me nismën e tij për të rikandiduar.
Mbështetësit më të fortë të Berluskonit janë sipërmarrësit, më pas shtëpiaket, të cilat përkrahin kavalierin, pavarësisht skandaleve seksueale të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›