E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sistemi elektronik i Fierit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur fituese kompaninë spanjolle INDRA për sistemin elektronik të Fierit.
“Kjo kompani në ofertën e saj financiare ofroi shifrën prej 1,548,475 euro pa TVSH për realizimin me shërbim të këtij projekti dhe pas negociatave të zhvilluara u arrit në vlerën përfundimtare prej 1,381,075 euro pa TVSH. Ju bëj me dije se vlera blerjes së këtyre pajisjeve të ofruara nga kjo kompani ishte 2.457.845 euro pa TVSH. Në këto kushte Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi që kjo kompani të ofrojë vetëm shërbimin për realizimin e Sistemit Elektronik të Numërimit të Votave në qarkun e Fierit kundrejt vlerës 1,381,075 euro pa TVSH”, u shpreh zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha. 
Njëkohësisht, sipas saj, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave përfundoi shqyrtimin dhe vlerësimin e dokumentacionit administrative-ligjor të paraqitur nga kompanitë pjesëmarrëse në procedurën konkurruese për realizimin e Sistemit Elektronik të Verifikimit të Zgjedhësve në qarkun e Tiranës.  “Në përfundim të fazës së parë të vlerësimit të të këtij dokumentacioni nga të pesta kompanitë që paraqiten interes, Komisioni I Vlerësimit të Ofertave përzgjodhi dy kompani, dhe konkretisht, kompanitë “ INDRA’’ dhe Bashkimi i kompanive Morpho & Aleat të cilat në datën 15 shkurt 2013 do të paraqesin ofertat e tyre financiare për realizimin e projektit të mësipërm”, deklaroi zëdhënësja e KQZ-së, gjatë deklaratës së saj për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›