E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verilindja e SHBA-se pergatitet per stuhi debore

Pjesa verilinore e SHBA rrezikohet nga një stuhi e madhe dëbore, ndërkohë që deri tani janë anuluar qindra fluturime.

Stuhia pritet të shkaktojë gjatë së premtes dëme në linjat e energjisë elektrike dhe kaos në transport, teksa i drejtohet veriut të Chicago-s.

Ajo pritet të kulmojë mëngjesin e së shtunës, në lindje të Cape Cod, në Massachusetts.

Shkollat janë mbyllur në Boston, ku erërat e forta pritet të sjellin stuhi të dendura dëbore, që mund të arrijnë edhe 60 cm në disa zona.

Në Nju Jork, ku janë të freskëta kujtimet e uraganit Sandy në tetor, porti i famshëm i Staten Island ka reduktuar udhëtimet. Ndërkohë, shkollat mbeten të hapura për momentin, por qytetarët janë këshilluar të përgatiten për më të keqen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›