E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berluskoni perballe nje mocioni mosbesimi te marten

Kryeministri italian Silvio Berluskoni do te ndeshet javen e ardhshme me nje mocion mobesimi ne parlament. Parashikohet qe rezultati te jete teper i ngushte.

Komentatoret thane se mocioni i se martes ne Dhomen e Deputeteve qe eshte dhoma e ulet te parlamentit italian mund te vendoset nga nje vote e vetme.

Disfata mund te nenkuptoje se zotit Berluskoni do ti duhet te jape doreheqjen ne mes te mandatit te tij 5-vjecar. Por kryeministri eshte shprehur optimist se do te fitoje.

Gianfranco Fini kryetar i dhomes se ulet te parlamentit dhe ish-aleat i zotit Berluskoni thote se Italia eshte ne krize politike dhe i beri thirrje kryeministrit te jape doreheqjen para votes se te martes.

Javen e kaluar prokuroret italiane filluan hetime lidhur me akuzat se disa ndihmes te kryeministrit jane perpjekur te blejne vota para mocionit te mosbesimit. Zoti Berluskoni i ka hedhur poshte akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›