E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Bisedime, jo marreveshje me Alegrin

Adriano Galiani, zv/presidenti i Milanit, konfirmoi se klubi i tij eshte futur ne negociata me ekipin e Kaljarit, per te fituar sherbimet e trajnerit Masimiliano Alegri, ne vijim te edicionit te ri futbollistik. Megjithate, Galiani konfirmoi se marreveshja mbete ende larg per t'u arritur mes paleve. "Po tregohemi te matur, si skuader" - shtoi Adriano Galiani. - "Nuk mund te shtoj asgje me shume, pervec faktit se ne Korrik do te emerohet trajneri i ri i ekipi tone." Milani ka nisur pergatitjet, nen drejtimin e trajnerit te dyte te ekipit. - "Sapo kemi nisur nga negociatat." Kuqezinjte jane duke pare per nje trajner te ri, pas largimit te Leonardos, ne fund te ketij sezoni. Klubi sicilian ka nje kontrate edhe per nje vit me 42 vjecarin, i cili kerkohet me ngulm nga skuadra e Milanit. "Per momentin Alegri eshte trajneri i ekipit te Kaljarit, me tej, do te shohim", - theksoi Adriano Galiani. "Relatat tona me presidentin e Kaljarit jane te forta, ndaj edhe kemi besim se gjerat do te ecin ne drejtimin e duhur." Galiani theksoi se edhe presidenti i Milanit e pelqen kandidaturen e trajnerit te ri. Galiani hodhi poshte raportet se trajneri i Italise, Lipi eshte nje tjeter kandidat per te marre drejtimin e kuqezinjve, ne fillim te sezonit te ri. Lipi parashikohet qe te largohet nga skuadra e "te kaltreve" pas filaneve te Kupes se Botes, ne Afriken e Jugut. "Nuk ka asgje te vertete, sa u perket ketyre zerave," - theksoi ai. Alegri eshte votuar trajneri me i mire i sezonit te kaluar, duke lene pas edhe trajnerin e Interit, Hoze Murinjo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›