E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni shpenzon 34 milionë euro në vit për dhurata

Kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni, në vitin 2010 ka shpenzuar 34 milionë euro për bizhuteri, kravata dhe zarfe me para për vajzat e reja nga rrethi i tij, shkruan gazeta "Corriere della Sera".

Sipas gazetës, miliarderi 74-vjeçar ka shpenzuar 120 mijë euro vetëm për kravata.

Raportohet se Berluksoni ka marrë me qira një pallat për 675.000 euro, ndërsa për vilën e tij në Antigua ka paguar 900.000 euro për faturat e gazit dhe rrymës elektrike.

Gjatë hetimeve që po zhvillohen kundër tij, disa vajza të reja kanë thënë se kanë pranuar shumë dhurata nga kryeministri italian.

Sipas gazetës, Berluskoni u ka dhënë 562.000 euro 14 "shoqeve" të tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›