Illinois heq dënimin me vdekje

Illinois u bë sot shteti i 16-te në Shtetet e Bashkuara që heq dënimin me vdekje.
Në Illinois u ngjall nje debat i gjerë në vitin 1999 pasi studentët në një universitet shtetëror ishin në gjendje të dëshmojnë se një i dënuar me vdekje në fakt kishte qenë i pafajshëm.
Guvernatori i atëhershëm Xhorxh Rajan e quajti sistemin "me të meta" dhe 167 dënime me vdekje i shndërroi në burg të përjetshëm.