E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, mbi 40 të vdekur nga luftimet

Të paktën 40 viktima, është deri tani bilanci i luftimeve të sotme në Zavija mes forcave besnike të Gaddafi-t dhe rebelëve.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë burime mjekësore lokale.

Sipas burimeve, dy persona janë vrarë dhe 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur në portin Ras Lanuf, që është bombarduar nga aviacioni ushtarak.

Burimet bëjnë të ditur se në këtë zonë janë goditur edhe depozitat e naftës, të cilat kanë marrë flakë.

Ndërkohë, kolonel Gaddafi po përpiqet të thyejë izolimin, duke dërguar një nga njerëzit e tij në Portugali, për t`u takuar me ministrin e Jashtëm Luis Amado.

Takimi në fjalë bëhet në prag të një mbledhjeje të jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE, posaçërisht për Libinë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›