Berluskoni thote se nuk shqetesohet nga urdheri per te dale ne gjyq

Kryeministri italian Silvio Berlusconi tha se nuk eshte i shqetesuar nga urdheri per te dale ne gjyq nen akuza se pagoi nje 17 vjecare per marredhenie seksuale dhe abuzoi postin.
Ai tha sot se synon te perfundoje mandatin e tij deri ne vitin 2013. Nje gjykates ne Milano nxori nje aktpadi dje dhe gjykimi eshte planifikuar te filloje me 6 prill.
Ne takimin e tij te pare me figura te tjera shteterore qe pas ngritjes se padise zoti Berluskoni zhvilloi sot bisedime me presidentin rus Dimitri Medvedev.
Prokuroret thone se zoti Berlusconi pagoi nje marokene 17 vjecare per marredhenie seksuale. Ata e akuzojne kryeministrin se ka shfrytezuar ndikimin e tij politik per te nxjerre vajzen nga burgu pasi ishte ndaluar nen dyshimet per vjedhje.
Kryeministri 74 vjecar i ka mohuar akuzat dhe vajza qe tani eshte 18 vjec thote se nuk ka patur asnjehere marredhenie seksuale me te.