E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Dalja nga kriza, vetëm me zgjedhje të reja

Nga Express më 16 shkurt 2011 në ora 18:14

Në orën 16.00, të premte, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Opozita e Bashkuar do të dalë sërish të protestojë kundër qeverisjes.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryesocialisti Edi Rama, gjatë një konference për shtyp, duke iu komunikuar gazetarëve aksionin e ri opozitar.

Sipas tij, opozita do të përdorë çdo mënyrë demokratike për të arritur synimet e saj.

“Ne kemi bërë vetëm kërkesa legjitime dhe jemi të mendimit se situata aktuale zgjidhet vetëm me zgjedhje të reja në vend”, deklaroi ai.

Duke shtuar se Shqipëria është në krizë të thellë dhe Evropa pret përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, duke iu drejtuar mirënjohje ndërkombëtarëve për ndërhyrjen e tyre mbi krizën politike në vend.

Sipas Ramës, duhet të riparohet patjetër, procesi i administrimit të zgjedhjeve në vend.

Dhe ka shtuar më tej, se opozita nuk ka pohuar ndonjëherë që do të bojkotojë zgjedhjet lokale të 8 Majit. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›