E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama ngushellon prinderit e agjentit te vrare

Presidenti Barak Obama ka ngushelluar prinderit e nje agjenti amerikan te imigracionit dhe doganave qe u vra te marten ne Meksike. Zoti Obama telefonoi prinderit e agjentit federal Hajme Sapata dje ne mengjes sic tha Sekretari i ri i Shtypit prane Shtepise se Bardhe Xhej Karni.

Presidenti u tha prinderve se fjalet nuk mund te shprehnin pikellimin per humbjen e nje te dashuri. Djali i tyre i sherbeu vendit tone ne menyre shembullore tha presidenti dhe i siguroi ata se  mbare vendi ishte mirenjohes per sherbimin vetemohues dhe ndihmesen e tij ndaj vendit tone.

Agjencia e Imigracionit dhe Doganave thote se zoti Sapata u vra dhe nje agjent tjeter u qellua ne krah dhe ne kembe ndersa te dy po udhetonin me makine nga Meksiko per ne qytetin verior Monterrej.

Zyrtaret meksikane thone se agjentet u ndalen ne nje pike kontrolli qe dukej si postbllok ushtarak. Megjithate ushtria meksikane thote se nuk kishte pika kontrolli ne ate zone dhe se pengesa ne rruge mund te jete ngritur nga trafikantet e droges.

Zoti Karni thote se Sekretarja amerikane e Sigurise Kombetare Xhenet Napolitano dhe Prokurori i Pergjithshem Erik Hollder po krijojne nje grup te perbashket pune me homologet e tyre meksikane per te zbardhur ceshtjen.

Agjencite amerikane te rendit po punojne ngushte me autoritetet meksikane per te hetuar rastin. Burimet e qeverise federale jane ne dispozicion te partnereve tane meksikane per keto hetime.

Zonja Napolitano foli dje me Ministrin e Brendshem meksikan Fernando Bllejk Mora. Sekretarja e Sigurise Kombetare tha se dhuna ndaj agjenteve amerikane ne Meksike paraqet nje sulm kunder te gjithe agjenteve federale dhe nuk do te tolerohet nga asnjeri vend.

Ky eshte njoftimi i pare per sulme ndaj agjenteve amerikane ne Meksike qe nga viti 1985.

Se paku 34 mije vete jane vrare ne luften e droges ne Meksike qe prej vitit 2006.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›