Stuhia më e madhe diellore në 4 vjetët e fundit
Në ditën e të dashuruarve, universi ishte dëshmitar i një ngjarjeje spektakulare, stuhisë më të madhe diellore në katër vjetët e fundit, që ka lëshuar në gjithësi tallazin e rrezatimit i cili për disa minuta ka ardhur deri në Tokë. Planetin tonë të mërkurën pritet ta godasë edhe tallazi i dytë, i përbërë nga grimcat e elektrizuara, që nuk pritet të shkaktojnë pengesa në telekomunikim, të cilat shpesh ndërlidhen me ngjarje të tilla në Diell.
Shkencëtarët thonë se grimcat solare mund të shkaktojnë fenomene spektakulare të dritës polare, të cilat mund të shihen në pjesën veriore të Evropës, Azisë dhe Amerikës Veriore.
“Kjo është stuhia e parë e tillë në ciklin e ri të aktiviteteve të Diellit që ka filluar vitin e kaluar, ndërsa kulmi i saj pritet të ndodhë në vitin 2013”, thuhet në ueb sajtin Space.com.