Berluskoni: vendimin e ka në dorë Kaka
Milano - “Ronaldinjo është e ardhmja, Pato qëndron, Kaka do e vendosë vetë...” këto ishin fjalët e kryeministrit italian mbrëmjen e djeshme. Në shtëpinë Milanit mbrëmja e djeshme mbyllet me një mesazh të qartë: Kakà do të shkojë te Real Madridi. Duket se të ardhmen e brazilianit tek merengues e ka “bekuar “ edhe vetë Berluskoni, që gjatë emisionit “Porta e Porta” ka shtyrë gjithçka drejt të hënës, pas zgjedhjeve për parlamentin europian.
“Të hënë do takoj Kakanë” tha Berluskoni “dhe do shikoj se ç’ka ndërmend të bëjë. Gjithsesi janë vetë futbollistët që duhet të bëjnë zgjedhjen e tyre për të përfituar maksimalisht gjatë një karriere që s’është shumë e gjatë.”
Berluskoni e shikon rastin Kaka të ngjashëm me atë të Shevçenkos ku deklaroi se ne e kishim të pamundur t’i jepnim aq sa i ofronte Abramoviç, dhe në fund ishte ai që zgjodhi. Gjithsesi Berluskoni tha mbrëmë se Milani nuk do kërkojë për zëvendësues të Kakasë pasi ata kishin Ronaldinjon.
Ndërkohë Berluskoni hodhi poshtë zërat për një largim të sulmuesit Pato për të cilin Çelsi i ri i Karlo Ançelotit ofron 45 milionë euro.