Vila e Riberi pranë Çelsit
Londër - Këtë vit, Barcelona dhe Reali i Madridit duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me Çelsin. Manjati rus Abramoviç i ka dhënë trajnerit të ri Ançeloti një fond mbi 110 milionë euro në dispozicion për t’i dhuruar Ligën e Kampioneve.
Pas humbjes së Kakasë, Ançeloti është i qartë në modulin e tij, kërkon një sulmues të afirmuar krahas Drogbas, dhe një mesfushor organizator pranë Lampardit, duke parë se Deko është i destinuar drejt Interit.
Emrat që përputhen më shumë janë spanjolli David Vila i Valencias dhe francezi Frank Riberi i Bajerinit të Mynihut i cili do të gjejë në klubin londinez shokun e përfaqësueses Florent Maluda.
Me këta lojtarë në dispozicion, Ançeloti mund të luajë me shumë module në nivele të larta, si me atë 4-4-2, 4-3-3, 4-2-3-1 dhe 4-3-1-2.