Portugalia nën presion, fitorja është detyrueseTriumfi në Shqipëri është imperativ për ekipin e Karlos Keirozit, pasi çdo rezultat tjetër do t’i linte luzitanët shumë të distancuar nga vendi i dytë, i cili të jep të drejtën të luash në play-of

Përfaqësuesja e Portugalisë është përballë një prej testeve më decizive në rrugën e saj ambicioze drejt Botërorit 2010. Pengesa e re quhet Shqipëria, një skuadër ndaj së cilës barazoi pa gola tetorin e vitit të kaluar.
Portugalia ndodhet në një pozitë të pakëndshme në grupin 1, kur në grupet e tjera, thuajse janë përcaktuar pesë ekipet e para që kanë prerë një biletë për në Afrikën e Jugut.
Triumfi në Shqipëri është imperativ për ekipin e Karlos Keirozit, pasi çdo rezultat tjetër do t’i linte luzitanët shumë të distancuar nga vendi i dytë, i cili të jep të drejtën të luash në play-of.
Edhe në rast fitoreje, Portugalia (gjashtë pikë) ndodhet përpara një detyre komplekse, pasi do të qëndronte gjithsesi me katër pikë më pak se Hungaria (13), kur të dyja skuadrat do të kishin luajtur secila nga gjashtë ndeshje. Nga ana tjetër, luzitanët e magjiarët ende nuk janë përballur midis tyre.
Në grupin 1, lideri i saj, Danimarka (13) mund të relaksohet me kohë të plotë nëse triumfon me rivalen e saj, Suedinë, ndaj së cilës ka një diferencë prej shtatë pikësh. Suedia ka zhvilluar katër ndeshje, më pak se kushdo tjetër në grup, por kjo nuk e shpëton nga komplikimi i një grupi tërësëisht të varur nga rezultatet e matematika.
Greqia (Grupi 2), Irlanda e Veriut (2), Gjermania (4), Spanja (5) dhe Italia (8) janë liderit e grupit të tyre, por këtë të shtunë nuk kanë ndeshje, dhe disa prej tyre mund humbasin kontrollin në grup.
Shembull është grupi 3, kur një triumf i pritshëm i Sllovakisë (12) që do të vizitojë San Marino (zero) mund të shtyjë Irlandën e Veriut (13) në vendin e dytë.
Italia (14 pikë në grupin 8) gjithashtu mund të humbasë kontrollin, nëse Irlanda (12) triumfon në Bullgari (7), çka do t’u legjitimonte futbollistëve të Trapatonit të paktën një vend në play-of.
Anglia (15) do të përballet në transferë me Kazakistanin (3), duke pasur pesë pikë më shumë se Kroacia (10), ndërkohë që Holanda (15) është tërësisht e qetë në grupin 9, kur do të përballet me Islandën (4).
E Enjte, 04 Qershor 2009