E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernanke: Do të ketë një zhvillim të moderuar të ekonomisë amerikane

Drejtori i Bankës Qëndrore të Shteteve të Bashkuara parashikon një zhvillim të moderuar të ekonomisë amerikane, ndërkohë që inflacioni do të mbahet nën kontroll. Në një fjalim të mbajtur sot në New York, drejtori i Rezervës Federale, Ben Bernanke, paralajmëroi se ekzistojnë ende sfida ekonomike, përfshirë edhe vështirësi në dhënien e kredive dhe papunësi që ai e përshkroi si shumë të lartë.
Gjithashtu Bernanke nuk la të kuptohej në se Rezerva Federale do të ngrejë shkallën e interesit së shpejti nga nivelet gati historikisht të ulëta. Interesi i ulët synon t'i japë shtytje ekonomisë duke e bërë më të lehtë për kompanitë që të marrin hua për të blerë pajisje, për të ndërtuar fabrika dhe për të marrë në punë njerëz.
Por shkalla e ulët e interesit ka gjithashtu prirjen që ulë vlerën e dollarit. Bernanke u përpoq të siguronte investitorët se nuk do ta harrojë rëndësinë e fuqisë së dollarit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›