Buxheti, si do të financohet deficiti
16/11/2009 Qeveria parashikon të ulë deficitin deri në fund të mandatit nën 3 për qind të PBB-së
BSH: Ulja e deficitit jep garanci për sigurimin e financimit nga investitorët
Buxheti i vitit të ardhshëm parashikon se kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit është 49 767 milionë lekë, prej të cilit 300 milionë lekë financohen nga të ardhurat nga privatizimi. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja për financimin e deficitit, të brendshëm dhe të huaj, nuk ndryshon. Sipas të dhënave të buxhetit për vitin e ardhshëm plot 40 812 milionë lekë do të merren nga tregu i brendshëm për të financuar uljen e deficitit, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 8 655 milionë lekë do të merret si financim i huaj. Më pas është Këshilli i Ministrave i cili merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.
Risqet
Vetë programi i qeverisë parashikon t’u japë përgjigjen më të përshtatshme kësaj çështjeje të rëndësishme, siç është risku i financimit të deficitit. Në këtë kuadër, në dokumentin e qeverisë është programuar ulja e deficitit deri në fund të mandatit nën 3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto dhe të jetë në përputhje me mundësinë e tregut për ta financuar lehtësisht e me kosto të ulët, pa prekur rritjen e kreditimit për sipërmarrjet private. Gjithashtu, një tjetër çështje e programuar të zgjidhet brenda këtij mandati është ajo e riskut të rifinancimit, përmes uljes graduale të stokut të borxhit publik nën 50 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në periudhë afatmesme dhe duke zgjatur afatin mesatar të maturimit mbi një vit e gjysmë. Ky afat ka qenë 180 ditë në vitin 2005 dhe është parashikuar 412 ditë në vitin 2009.
Kërkesa
Banka e Shqipërisë ka kërkuar nga qeveria që të bëjë kujdes me shpenzimet publike, pasi realizimi i tyre duhet të jetë në të njëjtën linjë me realizimin e të ardhurave në buxhet. Për vitin 2010, me përfundimin e disa veprave të rëndësishme të infrastrukturës publike, ekzistojnë mundësi më të mëdha, që me një planifikim konservator të objektivave për të ardhurat dhe veçanërisht për shpenzimet publike, të sigurohet një ulje e mëtejshme e deficitit buxhetor. Sipas Bankës së Shqipërisë, rivendosja e prirjes rënëse të deficitit buxhetor është e rëndësishme për të ulur madhësinë dhe koston e financimit të tij, duke përmirësuar situatën e likuiditetit në tregun financiar dhe duke çliruar më shumë burime financiare që mund të përdoren drejtpërdrejt nga sipërmarrjet private të biznesit. “Ulja e deficitit buxhetor jep garanci më të mëdha për sigurimin e financimit nga investitorët dhe, në kuadër të shërbimit të borxhit të jashtëm, krijon mundësi më të mira për një rifinancim me kushte më të favorshme përgjatë kohës”, - theksojnë ekspertët e BSH-së në një raport të fundit.