Turizmi, shqiptarët shpenzuan 6 për qind më shumë
16/11/2009 Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, jashtë vendit u shpenzuan 296.7 milionë euro
Turistët shqiptarë shpenzuan jashtë vendit 296.7 milionë euro ose 6.0 për qind më shumë se vitin e kaluar. Ndryshe nga shumë zëra të tregtisë me jashtë, shërbimet e turizmit për vitin 2009 kanë rezultuar pozitivë. Të huajt kanë shpenzuar për turizëm në Shqipëri 2.7 milionë më shumë se të shqiptarët jashtë vendit. "Shërbimet e udhëtimit regjistruan një rezultat pozitiv prej 2.7 milionë eurosh, duke kthyer kahun e prirjes nga deficit në suficit. Shërbimet e udhëtimit zënë peshën më të madhe në të ardhurat dhe shpenzimet e shërbimeve, më përkatësisht 75 dhe71 për qind të totalit”, - njofton Banka Qendrore në analizën për tregtinë e vendit me jashtë. Hyrjet valutore nga shërbimet e udhëtimit arritën në 299.4 milionë euro ose 19.8 për qind më të larta se në vitin 2008. Shqipëria ka konkurruar denjësisht vendet e rajonit në këtë sezon turistik. Ekspertë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve theksojnë se, sfida e së ardhmes e turizmit shqiptar është të tërheqë rreth 6 milionë turistë në vit. Sipas tyre, rreth 600 milionë turistë nga e gjithë bota vizitojnë gjatë një viti vendet e pellgut mesdhetar dhe sfida ë Shqipërisë është të bëjë të mundur tërheqjen e 1 për qind të këtyre vizitorëve në vendin tonë. Megjithëse rajoni dhe bota po kalojnë një periudhë krize financiarë e ekonomikë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, ka një rritje rreth 40 për qind të numrit të turistëve te huaj që kanë vizituar Shqipërinë, në krahasim më 9-mujorin e parë të 2008-s. Kjo do të thotë që Shqipëria mbetet një destinacion atraktiv turistik në këtë krizë ekonomike botërore.