Bernanke: Ekonomia e SHBA është e pasigurtë

Kreu i Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara, Ben Bernanke, paralajmëron mbi gjendjen e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara. Ai u shpreh se ekonomia amerikane është "jashtëzakonisht e pasigurt". Para Kongresit numri një i thesarit amerikan deklaroi gjithashtu se ekonomia është e brishtë, por megjithatë "nuk pret që sërish të bjerë në recesion".
Sipas tij ekonomia ka nevojë për ndihma shtesë. Investitorët në Wall Street reaguan negativisht ndaj komenteve. Mesatarja industriale e Down Jones ra me 1.3%. Kriza ekonomike nisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2008 dhe pastaj u përhap në gjithë botën. Ajo është cilësuar më e rënda pas "Depresionit të madh" të vitit 1929.
Delina Bitraku < I mëparshmi