Eleminimi i Dinamos, trajneri Blanko jo i dëshpëruar

Eleminimi në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve nuk e ka dëshpëruar teknikun e Dinamos, Luis Manuel Blanko. Blutë në fakt kanë treguar karakter në ndeshjen e luajtur në Qemal Stafa, duke sakrifikuar shumë, mjafton të përmendësh Gjergji Muzakën, që zbriti rregullisht në fushë, pavarësisht humbjes së të atit një ditë më parë. Madje tekniku argjentinas, pas fitores 1-0 ndaj Sheriff Tiraspol, që avancon më tej falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë, ka shkuar shumë larg.
“është një moment që duhet të ndihem krenar. Ekipi u tregua shumë kompakt. Ne na u deshën të shënonim dy gola për t’u kualifikuar, por besoj se me lojën që bëmë e meritonim të shënonim edhe tre gola. I demonstruam moldavëve dhe të gjithë atyre që kanë ndjekur ndeshjen në televizion se lojtarët shqiptarë janë të mirë dhe se nuk duhet të frikë asnjë lojtar në Europë. Patëm shumë raste të pastra dhe dominuam në çdo moment lojën. Në këto një muaj e gjysmë që kam punuar me ekipin kam vënë re, se kam lojtarë të mëdhenj në ekip. Kanë shumë për të dhënë pasi kanë teknikë”, tha Luis Manuel Blanko, trajner i Dinamos.
Goli i Emiljano Vilës në minutën e 19 nuk ka mundur dot të shmangë eliminimin e kryeqytetasve, ndërsa tashmë dilema që vërtitet rreth argjentinasit, është ajo që ka shoqëruar të gjithë bashkëkombasit e tij pararendës- nëse do të vazhdojë të jetë trajner i Dinamos edhe gjatë kampionatit.
“Kam firmosur një kontratë për një vit. Asnjëherë në jetën time nuk kam firmosur një kontratë vetëm për dy ndeshje. Personi i duhur për të dhënë një përgjigje për këtë do të ishte punëdhënësi im, presidenti i Dinamos, Sulaj”, vijon Blanko. Për Dinamon një tjetër dalje e shpejtë nga Kupat e Europës, ku nuk kalon një tur, që nga sezoni 2002-2003, ndërsa tashmë objektivi është mbrojtja e titullit kampion.
Eno Skarço < I mëparshmi