Shtyhet me 24 orë votimi i ligjit të SHISH
Reagimet e forta te opozites per ligjin e ri te Shërbimit Informativ te Shtetit, shmangen votimin e tij ne seancen e radhes ne Parlament, dhe shtyrjen me 24 ore. Opozita pretendonte se me kete draft nuk ishin respektuar procedurat parlamentare. Ajo kërkoi heqjen e tij nga rendi i dites, por kjo sipas zonjes Topalli ishte ne kundërshtim me rregulloren.
• Ndryshimet në SHISH, LSI kundër PD-së
• Parlament, debate për ligjin e SHISH
"Në emër të grupit parlamentar ju propozoj që të hidhni në votë, të nxirrni nga rendi i ditës së pikës që bën fjalë për projektligjin e Shërbimit Informativ. Ky është propozimi ynë, që të hidhet në votë", tha Ruci, pas mbledhjes urgjentë te grupit parlamentar të PS. "Për sa kohë që ne kemi kalendarin e votuar nga seanca plenare. Ju keni të drejtë të kërkoni që të hiqet nga rendi i ditës", tha Topalli.
Deklarata e kryeparlamentares Topalli solli reagimin e deputeteve socialist. "Dy ditë para shpall publikisht rendin e ditës, gënjen. E ke të ndryshuar komplet rendin e ditës. Dy, rregullorja të thotë dy ditë para relacionin e komisionit. Unë nuk ulem pa e hedhur në votë, hidhe në votë. është një e drejtë minimale e deputetit të kërkojë votimin ne Parlament", vijoi Ruci.
Por ndersa u shpreh per shtyrjen e draftit me 24 ore, zonja Topalli shfrytëzoi kete debat te forte per projektligjin e Shërbimit Informativ te Shtetit, per tju përgjigjur akuzave te opozites, lidhur me udhëtimet e saj dhe dietat.
Projektligji per Shërbimin Informativ te Shtetit ndodhet prej disa muajsh ne Parlament. Ai u la ne heshtje per pak kohe pas kundërshtimeve qe pati nga opozita per dhe nga diplomate te huaj ne Tirane. Ai ishte perfshire ne kalendarin e punimeve, por sipas opozites ishte rende dakord qe te mos votohej. Edhe nje amendament i maxhorances ndaj draftit sipas te majteve ishte sjelle ne momentet e fundit pa u respektuar procedurat e Parlamentit.
Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 korrik 2010 )