Bernanke: Recesioni mund të ketë marrë fund, por jo papunësia

Kryetari i Rezervës Federale, Ben Bernanke, ka deklaruar sot se ka shumë mundësi që recesioni të ketë marrë fund, por paralajmëroi se do të duhet kohë që amerikanët të ndjehen të çliruar. Sipas tij ekonomia amerikane ka filluar përsëri të rritet dhe se do të vazhdojë të rritet edhe vitin e ardhshëm. Megjithatë, ai tha se ishte dakord me parashikimet ekonomike, sipas të cilave megjithë rritjen, ekonomia amerikane nuk do të prodhojë shumë vende të reja pune dhe se ritmi i papunësisë do të mbetet i lartë edhe për disa kohë.
Ndërkohë edhe sekretari i Thesarit Timothy Geithner ka deklaruar se administrata nuk do të kënaqet me fundin e recesionit para se të papunët në Amerikë të kenë përsëri mundësinë të punësohen dhe se nuk ka ardhur ende momenti kur mund ta themi këtë.