OBSH: Gripi i derrit kërcënim i madh për vendet e varfra
Virusi vdekjeprurës i gripit të derrave mund të kushtojë shumë jetë njerëzish në vendet e varfra për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Çan, paralajmëron se pandemia do ta verë në provë të vështirë çështjen e barazisë.
"Po ky virus që shkakton trazira në vendet e pasura, do të ketë me siguri efekte shkatërrimtare në vendet në zhvillim", theksoi Çan.
"Ai vjen në një kohë kur pabarazitë brenda vendeve dhe mes tyre janë më të mëdha se kurrë në historinë e kohëve të fundit, në fushën e të ardhurave, të gjendjes shëndetësore dhe në nivelin e mjekimeve", tha ajo në një fjalim në selinë evropiane të OBSH-së në Kopenhagen.
Vendet e varfra nuk kanë institucione shëndetësore dhe personel mjekësor, kanë mungesa në stoqe ilaçesh kryesore dhe vuajnë nga mungesa e kapaciteteve diagnostikuese dhe e laboratorëve, ku madje një pjesë e madhe e popullsisë së planetit rezulton të mos ketë as ujë për të pirë.