E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bernd Fisher, dy vjet Shqipëri në dokumente sekrete

Shqipëria e viteve 1943 deri në 1945 e parë përmes pasqyrës së dokumentave amerikane dhe gjermanë. Ky është libri më i fundit që propozon historiani amerikan Bernd Fisher, i cili bazohet në dy dokumentat që botohen për herë të parë raporti Final i Vermahtit dhe raporti i përfaqësuesit të misionit amerikan në Shqipëri.
 

Për vetë autorin, ky studim për periudhën para dhe gjatë luftës së dytë botërore merr më shumë rëndësi, nga fakti se vendimet e këtyre viteve ndikuan zhvillimet e 50 viteve të tjera në Shqipëri.
 

Historiani Ficher nuk ka një përgjigje për datën e shumë debatuar nga politika shqiptare se kur u clirua Shqiperia, në 28 apo 29 nëntor të 1944.
 

Bernd Fischer është studiues i historisë së Ballkanit dhe autor i 3 libvrave për Shqipërinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›