E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta kinematografi Saim Kokona

Është ndarë nga jeta pasditen e sotme në moshën 78 vjeçare, kinematografi i njohur Saim Kokona. Mësohet se ndarja nga jeta e Kokonës ka ardhur si rrjedhojë e komplikacioneve shëndetësore.Kinematografi Saim Kokona, lindi më 26 shkurt të vitit 1934 në Gjirokastër.Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik, “Jordan Misja”, për pikturë. Studimet e larta i mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960. Nga viti 1960, deri në vitin 1991, kur edhe doli në pension, punoi në kinostudion “Shqipëria e Re” si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si: Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm janë: “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Ndërgjegjja”, “Brazda”, “Beni ecën vetë”, “Koncert në vitin 1936”, “Radiostacioni”, “Njeriu i mirë”, “Taulanti kërkon një motër”, “Apasionata”, “Shpella e piratëve” etj.

Kinematografia

Shpella e pirateve - (1990)

Babai i studentit - (1988)

Shpresa - (1988)

Sinjali i dashurisë - (1988)

Eja! - (1987)

Fjalë pa fund - (1986)

Mondi dhe Diana - (1985)

Të mos heshtësh - (1985)

Taulanti kërkon një motër - (1984)

Apasionata - (1983)

Dritat e qytezës - (1983)

Njeriu i mirë - (1982)

Dita e parë e emrimit - (1981)

Në prag të lirisë - (1981)

Sketerre 43 - (1980)

Balonat - (1979)

Radiostacioni - (1979)

Koncert në vitin 1936 - (1978)

Cirku në fshat - (1977)

Me studentët ushtarakë - (1977)

Shëmbja e idhujve - (1977)

Pylli i lirisë - (1976)

Beni ecën vetë - (1975)

Kursim, kursim, kursim - (1975)

Miq në festën tonë - (1974)

Shpërthimi - (1974)

Ata quheshin Arbër - (1973)

Brazdat - (1973)

Ndërgjegja - (1972)

Shkolla tingujt ngjyra - (1972)

Vështrim përmes mijëvjeçarëve - (1972)

Shkolla dhe rrugët e jetës - (1971)

Takim me artin revolucionar kinez - (1971)

Guximtarët - (1970)

Njësiti guerril - (1969)

Prita - (1968)

Në gjurmët partizane - (1967)

Ngadhnjim mbi vdekjen - (1967)

Në rjedhën e jetës - (1965)

Takim me Arbreshët - (1965)

Qemal Stafa - (1964)
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›