Përplasje për pronat në Fier, plagoset me thikë 31-vjeçari

Konflikti për pronësinë është pasuar me plagosjen e një personi në Fier. Mbrëmjen e sotme, në fshatin Metaj të komunës Libofshë, pas një sherri për pronat shtetasi me iniciale I.L, 17 vjec ka qëlluar me thikë shtetasin Arben Loshi, 31-vjec. I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku bëhet me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Policia, e cila gjendet në vendngjarje, po heton për zbardhjen e plotë të rastit si dhe po punon për kapjen e 17-vjecarit, të dyshuar si autor të krimit.