E Diel, 1 Nëntor 2026

Berns Kosova ka nje te ardhme te madhe ne NATO dhe BE

SHBA 26 shtator NOA - Ish nensekretari amerikan i shtetit Nikolas Berns sot profesor i politikes nderkombetare ne Universitetin Harvard deklaroi se Kosova ka nje te ardhme te madhe.

Deklarata e Nikolas Berns u be gjate nderimit me cmimin Duart e Shpreses nga Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan nje organizate lobiste qe mbron ceshtjet shqiptare ne Shtetet e Bashkuara.

Une kam nje mesazh. Tani jam qytetar privat dhe nuk punoj me per qeverine amerikane por jap mesim ne universitet. Mesazhi im eshte ky Ju keni nje te ardhme te madhe. Keni nje te ardhme ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Kjo e ardhme eshte juaja te cilen do ta fitoni me mencurine krijimtarine me politikat e mira dhe duke u mbeshtetur ne mikun tuaj te mire Shtetet e Bashkuara te Amerikes tha zoti Berns.

Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan dhe komuniteti shqiptar i Amerikes e nderoi ish- zyrtarin amerikan per rolin e tij ne procesin e pavaresimit te Kosoves.

Mes viteve 2006 dhe 2008 zoti Berns ka qene perfaqesuesi kryesor i administrates Bush ne procesin e veshtire te pavaresimit te Kosoves.

Keshilli Kombetar shqiptaro-amerikan dha edhe nje cmim per Nene Tereze bamiresen e madhe me origjine shqiptare e cila kete vit mbushi 100-vjetorin e lindjes. Ky eshte cmimi per arritjet e nje jete qe organizata jep cdo vit.

Ne mbremjen e ndarjes se cmimeve ishin te pranishem udheheqes nga Shqiperia Kosova dhe Maqedonia.

NOA/INA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›