E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet kerkojne shkarkimin e presidentit

Dy deputetet e Kuvendit te Kosoves te cilet quan ne Gjykate Kushtetuese ceshtjen e presidentit Naim Rrustemi dhe Driton Tali kerkuan sot qe Fatmir Sejdiu te jape vete doreheqje ose te shkarkohet nga Parlamenti.

Nje dite pasi Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin me te cilin konstaton se presidenti Sejdiu ka bere shkelje serioze duke mbajtur edhe postin e kryetarit te LDK-se deputetet e pavarur Rrustemi e Tali ne nje konference me gazetare kerkuan nga presidenti dhe kryetari i LDK-se Fatmir Sejdiu qe te dale para popullit te Kosoves dhe te arsyetoje shkeljet.

Se pari duhet komunikuar popullit te Kosoves qe eshte lejuar shkelja serioze e Kushtetutes per dy vjet e gjysme. Kosova eshte shtet i ri nuk ka pasur arsye qe te vendoset nje situate e tille antikushtetuese. Pres qe te deklarohet presidenti ti japim kohe qe te vendose dhe te thote se pse e ka shkelur. Duhet arsyetuar edhe kryeministri Thaci pse ka lejuar qe per dy vjet e gjysme qe te punoje te bashkepunoje apo bashkepunetoret e tij te jene te pozicionuar ne hapesiren antikushtetuese ka thene Rrustemi transmeton KosovaPress.

Duke komentuar mundesine qe Parlamenti me 2/3 e tij te shkarkoje presidentin Rrustemi tha se jeta parlamentare nuk eshte zhvilluar deri ne ate shkalle sa deputetet te mendojne kthjellet dhe racionalist. Sipas tij shumica e deputeteve te Kosoves marrin vendime sipas direktivave.

Edhe deputeti Driton Tali tha se duke u bazuar ne faktin se presidenti i vendit eshte jurist do te respektoje edhe vendimin e Gjykates Kushtetuese te Kosoves do te jape doreheqje nga njeri post por sipas tij posti nga i cili presidenti do duhej te jepte doreheqje eshte ai i presidentit.

Ne nuk presim qe kryetari i Kosoves te futet ne kete odiseade mendojme se do ta respektoje gjykimin apo mendimin e Gjykates Kushtetuese si jurist qe eshte. Ne gjithnje kemi thene se pozicioni i ngrire nuk jep sens ne kuptim juridik do te thote juridikisht nuk ka term pozicioni i ngrire ose e ke pozicionin ose nuk e ke. Tash edhe nje here kryetari i Kosoves te dale dhe te futet ne kete lojen politike per 2/3 e deputeteve mendoj se do te ishte e tepruar edhe per kete skemen tone politike ka thene Tali transmeton KosovaPress.

Ndryshe nga Tali deputeti Naim Rrustemi pret qe Sejdiu te mund te shkarkohet nga pozita e presidentit me 80 votat e deputeteve.

Nuk duhet pritur qe presidenti te jape doreheqje...Presidenti eshte pozicioni me i larte eshte pozicion ne te cilen krenohet populli i vet me fjale te tjera eshte nje pozicion i cili e perfaqeson ne menyre te denjet morale te ndershme etike vendin. Ne Kushtetuten e Kosoves nuk parashihet doreheqja parashihet shkarkimi. Mbetet nga vendimmarresit e tjere politike sic eshte kryetari i PDK-se qe ta binde apo qe tua lejoje deputeteve te vet qe te iniciojne shkarkimin. Mbetet edhe nga grupet e tjera politike qe te iniciojne nje gje te tille dhe te mblidhen 80 deputete me te cilet do te kete shkarkim nga ana e presidentit ka thene Rrustemi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›