Kosove SejdiuGjykata Kushtetueseeshte ngutur
PRISHTINE- Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu reagon pas vendimit te Gjykates Kushtetuese e cila nje dite me pare deklaroi se ai ka shkelur Kushtetuten e Kosoves pasi ka mbajtur njekohesisht dy poste ate te presidentit dhe kreut te LDK-se. Sejdiu tha se eshte informuar lidhur me vendimin e Gjykates por nuk e ka marre ende vendimin. Ne konference per shtyp ne aeroportin e Prishtines tha se e njeh mire Kushtetuten e Kosoves duke shtuar se ne kete Kushtetute eshte fshire pjesa e cila ne menyre te qarte kerkon mos mbajtjen e te dy posteve. Une jam njeri qe respektoj institucionet dhe vendimet e tyre. Jam i ndergjegjshem per punen qe kam bere. E kam bere ne interes te vendit gjithmone gjithmone ka theksuar Sejdiu. Presidenti shtoi se eshte informuar per ceshtjen nga mediat dhe jo nga Gjykata duke komentuar se Gjykata Kushtetuese eshte ngutur.
Lidhur me hapat e metejshem ai tha se Gjykata Kushtetuese nuk sugjeron se cfare duhet te behet pas vendimit te saj. Sipas Kushtetutes se Kosoves Parlamenti eshte institucioni i vetem qe mund te largoje Presidentin nga detyra. Mediat kosovare flasin per nje doreheqje te tij dhe analistet kosovare komentojne se largimi nuk pritet te shkaktoje krize institucionale megjithe ka dhe prej tyre qe thone se largimi nuk do te kaloje qetesisht.
NEWS24/balkanWeb