E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi mbyt kembesorin

Nje aksident trafiku ka ndodhur mbreme ne Llapnaselle te Prishtines me crast nje kembesor ka mbetur i vdekur nen rrotat e nje autobusi. Viktima eshte 45 deri 50 vjec por identiteti i tij ende nuk eshte mesuar per shkak se ai nuk ka pasur me vete ndonje dokument dhe askush nga familjaret e tij deri me tani nuk eshte paraqitur.

Aksidenti ka ndodhur pas ores 1930 ne fshatin Llapnaselle te Prishtines me saktesisht te Rama Petrol ka njoftuar policia..

Ne baze te hetimeve fillestare dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur vozitesi i autobusit te markes A-Setra me targa KS e ka goditur kembesorin mashkull i cili ishte duke qarkulluar ne anen e djathte te rruges.

Drejtuesi i autobusit M. F 1974 eshte arrestuar nga policia dhe me urdher te prokurorit i eshte caktuar masa e ndalimit policor per 48 ore.

Trupi i pajete eshte derguar ne Institutin e Mjekesise Ligjore per tiu bere autopsia.

Policia eshte duke punuar per ndricimin e rrethanave te ketij aksidenti si dhe per te zbuluar identitetin e viktimes i cili ne momentin e aksidentit nuk kishte dokumentacione identifikimi me vete.

Viktima besohet te jete i moshes prej 45 deri 50 vjec floke me ngjyre te zeza. Ne momentin e aksidentit ai kishte te veshura pantallona - farmerka ngjyre te kalter me nje rrip me ngjyre te kuqe seter me ngjyre te hirit me vija te bardha xhemper me katrore me ngjyra - kalter - hirte - zi kemishe te bardhe me katrore dhe atlete te zeza me lidhese.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›