Bërthamorët, Irani: Takimi i Stambollit, shansi i fundit

Irani paralajmëron se takimi i Stambollit për programin bërthamor do të jetë shansi i fundit për një marrëveshje me grupin 5 + 1.
Grupi ku bëjnë pjesë 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, dhe Gjermania do të takohen me përfaqësuesit e Iranit më 21 janar.
Përfaqësuesi i Iranit nëAgjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Ali Sultanije, tha se nëse negociatat dështojnë nuk do të ketë më të tjera.
"Qeveria nuk do të lejojë vazhdimin e negociatave apo nxjerrjen e uraniumit jashtë shtetit. Shufrat e energjisë mund të prodhohen në Reaktorin Kërkimor të Teheranit. Për këtë arsye mbledhja e Stambollit mund të jetë shansi i fundit për Perëndimin", u shpreh Sultanije.