Socrates: Nuk jemi të përfshirë nga kriza ekonomike

Kryeministrit i Portugalisë, Jose Socrates, ka deklaruar në Gjermani se vendi i tij nuk ka nevojë për ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri i Portugalisë theksoi se defiçiti buxhetor i vendit të tij do të jetë më i vogël se sa parashikimi.
"Ne nuk kemi nevojë që të na ndihmojnë. Ne jemi në gjendje të bëjmë punën tonë vetë," u tha ai gazetarëve në Frankfurt.
Sipas tij qeveria portugeze po punon fort për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ai ka ftuar bizneset gjermane për të investuar në Portugali, duke thënë se gjatë këtij viti ekonomia do të shënojë progres.
"Portugalia do të mbajë premtimet e saj", shtoi kryeministri, "dhe ashtu si ia doli në 2010 do të shënojë progres edhe në 2011", ën.