Bill Clinton i zhgënjyer

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 18:30
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, theksoi se është i zhgënjyer nga ritmi i ulët i rindërtimit të Haitit, një vit pasi tërmeti shkatërrues që shkaktoi vdekjen e më shumë se 250 mijë personave.
Por, ai theksoi se pas shumë vonesash rindërtimi tani po ringjallet.
Clinton foli gjatë një vizite në Port-au-Prince, në kapacitetin e tij si i dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Haiti.
Njerëzit e Haitit po mbajnë dy ditë përkujtimore për të shënuar përvjetorin e tërmetit të 12 janarit të vitit 2010.
“Asnjë nuk është më i zhgënjyer se unë që nuk kemi bërë më shumë”, theksoi Clinton, teksa po vizitonte punëtorët që po merrnin rrënojat e një ndërtese të shkatërruar për t’i përdorur për rindërtim.