OKB: KS voton sot për sanksione të reja kundër Iranit
Projektrezoluta përfshin në listën e zezë edhe 40 kompani dhe organizata iraniane, 15 prej të cilave kanë lidhje me Gardistët e Revolucionit Iranian. Gjithashtu parashikohen masa kundër bankave iraniane të dyshuara se kanë lidhje me aktivitetin bërthamor dhe zgjerim të embargos së armëve ndaj Iranit.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se sanksionet më të reja do të jenë më të ashprat, me të cilat është ballafaquar Irani.
Ndërsa ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzën Rajs theksoi se “Ekzistojnë ndalesa të obligueshme ndaj investimeve iraniane në kapacitetet e uraniumit dhe në aktivitete jashtë. Ka kufizime obliguese për armatim. Ka ndalesa obliguese për lansimin e raketave balistike, që mund të bartin armatim atomik. Ky është një varg i hapave, që së bashku rezultojnë me regjim të obligueshëm të inspektimit”.