Berti i Agimit të Artë: Greqia s'më jep nënshtetësinë
Roberti i "Agimit të Artë" nga Lukova e Shqipërisë ka ngjallur çudi në mediat greke, për faktin se është një jogrek dhe aderon në një parti ekstremiste, që lufton me forcë kundër të huajve. Ai është "ndihmësi i egër" i deputetit neonazist Kostas Barbarousi dhe së bashku ishin protagonistë, pjesëmarrës në sulmin ndaj shitësve emigrantë në Missolonghi. Gazeta greke "Ethnos" ka intervistuar Robertin dhe ka bërë një "portret" të njeriut nga Shqipëria, që është përfshirë në partinë neonaziste greke. Roberto Haido veshur me një T-shirt të zi, të firmuar "Roberto Chaidi fashion" dhe një kryq të artë, të madh në gjoks, ka treguar për gazetën çfarë e lidh me "Agimin e Artë", si jeton dhe përse ende nuk ka kombësinë greke.
"JAM PASARDHËS I ALEKSANDRIT TË MADH"
Në qoftë se dikush ka dyshime në lidhje me rrënjët e tij, mund t'i largojë ato duke lexuar më poshtë. Në një bisedë telefonike që gazetari i "Ethnos" pati me Robertin, ai tha: "Unë kam bërë testin e ADNsë, gjë që vërtetoi se jam një pasardhës i Aleksandrit të Madh dhe Pirros, mbretit të Epirit". Robert Haidi thotë se ka lindur më 28/08/1961 në Sarandë të Epirit të Veriut dhe u rrit në Lukovë, ku prindërit e tij vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Ai studioi Agronomi dhe Fizkulturë në Tiranë, madje thotë se ishte edhe kampion në peshëngritje. Në vitin 1990 ai shkoi në Greqi për të parë disa të afërm në Missolonghi dhe atëherë kërkoi azil politik. 22 vjet më parë u martua me Parashkevi Bountouri, në Agrinio dhe ka tre fëmijë, 21, 18 dhe 12 vjeç.
SHTETI GREK REFUZON T'I JAPË KOMBËSINË
Pyetjes se përse nuk ka kombësi greke, u përgjigj se ka aplikuar që më 25/06/1997, "por sistemi i kalbur politik nuk më jep nënshtetësinë". "Për 22 vjet unë jam i martuar me një greke, i paguaj taksa shtetit grek dhe regjimi i pamëshirshëm nuk më jep dokumentet", - thotë ai.
NË HOTELIN E TIJ U ZHVILLUA MISS ALBANIA 2011, 2012
Roberti është pronari i hotelit luksoz të Lukovës "Hotel Palace", i cili priti konkursin për Miss Shqipëria në vitin 2011 dhe 2012. Ai e ka ndërtuar hotelin në vitin 2004, me një kredi prej 400 000 që mori nga dy banka greke, të cilat operojnë në Shqipëri.
SHITËS ÇORAPESH DHE "USHTAR" I "AGIMIT TË ARTË"
Gruaja e tij ka një fabrikë të quajtur "Perfect" në Agrinio, ku prodhohen çorape dhe të brendshme, të cilat ai i shet vetë në dyqanin tek Omonia, por më e rëndësishmja, siç thotë vetë, është "ushtar" i "Agimit të Artë". Në dyqan, Roberto Haidi jeton "dramën e tij", duke qenë i detyruar të bashkëjetojë me shumë të huaj, që kanë dyqanet pranë tij dhe në zonën përreth. Punon vetë dhe nuk ka asnjë të punësuar. Në një zyrë të vogël ka një kapelë të zezë ku shkruan "Agimi i Artë", si për të njoftuar të gjithë ata që hyjnë në dyqan, se me kë kanë të bëjnë. Atyre që nuk i kushtojnë vëmendje kësaj shenje, ai iu hap vetë bisedën duke thënë: "Unë jam një i 'Agimit të Artë'. Nuk jam vetëm një anëtar, por jam shumë i ashpër dhe i fortë". Gruaja e tij ka një fabrikë të quajtur "Perfect" në Agrinio, ku prodhohen çorape dhe të brendshme, të cilat ai i shet vetë në dyqanin tek Omonia, por më e rëndësishmja, siç thotë vetë, është "ushtar" i "Agimit të Artë".
"BESOJ TE GJAKU, NDERI DHE 'AGIMI I ARTË'"
Për dhunën në Missolonghi dhe sulme të tjera të "Agimit të Artë" mbi të huajt, ai thotë se "është një shtetas grek, që paguan taksa për shtetin, është një shitës dhe nuk lejon emigrantë të paligjshëm për të shitur çdo gjë". Roberti pohon me krenari se "Unë jam një ushtar i 'Agimit të Artë'. Besoj në gjak, në nder, dhe në 'Agimin e Artë'". Gjithashtu ai thotë se beson në Zot, i cili sipas tij, dërgoi afrikanë në Afrikë, kinezë në Kinë, rusë në Rusi etj".
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)