Mançini: Duhen trajnerë më të rinj. Nuk kthehem tek Interi, Baloteli të lërë festat
ROME-Roberto Mançini ka qenë protagonist i emisionit “Chiambretti Night” të mërkurën, ku ka folur për aventurën e tij te Mançester Siti, por edhe për epokën tek Interi.
“Te klubi zikaltër kam qenë shumë mirë, por duhen trajnerë më të rinj, - ka rrëfyer Mançini. – Në Itali duhet të kesh më shumë durim, kur ndërrohen disa futbollistë, nuk mund të largosh një trajner vetëm se skuadra pëson dy humbje radhazi”, shtoi ai. Mançini ka folur edhe për debatin e tij me trajnerin e Aston Vilës ditën e martë, kur Siti u eliminua nga Kupa e Ligës. “Janë gjëra që ndodhin. E thashë edhe më parë se nuk më pëlqejnë sjellje të tilla. Në fushë protestojnë të gjithë dhe kjo nuk më pëlqen shumë. Por, kaq, gjithçka mbaron këtu”, sqaroi Mançini, që pas ndeshjes i kishte kujtuar Lambert se në “Old Traford” ai nuk e hap kurrë gojën. Një tjetër temë e “nxehtë” e prekur nga Mançini ka qenë Mario Baloteli, që gjatë kësaj kohe është fotografuar sa në një festë në tjetrën. “Është hera e njëmijtë, por e falim, - u shpreh Mançini.
– Ai duhet të kuptojë se ka një talent të madh dhe nuk mund ta shpërdorojë kështu. Kështu që femrat, cigaret dhe jeta e bukur, duhen lënë mënjanë dhe ai duhet të mendojë të luajë futboll”. Sa i përket sezonit të Sitit, Mançini është i bindur për sukseset e skuadrës së tij. “Më duket se kemi bërë gjithçka mirë, përveç humbjes së të martës. Në dy vjet kemi fituar gjithçka. Në këto momente skuadra nuk është ende në formën më të mirë, por kemi probleme që me siguri do t’i lëmë mënjanë”, deklaroi tekniku italian.
(d.b/BalkanWeb)