E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyerjet ndaj Ferdinand, Terri pezullohet 4 ndeshje

TIRANE-Xhon Terri është skualifikuar për katër ndeshje për shkak të fyerjeve raciste ndaj mbrojtësit të QPR-së, Anton Ferdinand, në ndeshjen e një viti më parë.

Vendimi është komunikuar dje nga Federata Angleze e Futbollit. Çështja e plasur një vit më parë përfundoi edhe në Gjykatë, por kjo e fundit e shpalli të pafajshëm mbrojtësin e Çelsit. Gjykata e Uestminsterit u shpreh se “nuk ka prova të mjaftueshme për dënimin penal ndaj lojtarit”. Për shkak të fyerjeve raciste, Federata i hoqi Territ shiritin e kapitenit dhe kjo çoi në dorëheqjen e trajnerit Fabio Kapelo, që e quajti absurd vendimin derisa nuk ishte shprehur Gjykata. Pak ditë më parë, Federata nisi vetë një hetim, duke e pezulluar për 4 ndeshje ditën e djeshme Xhon Terrin.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›