E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa – Laçi, kavajasit për konfirmimin e radhësDy fitoret e rëndësishme, me Vllazninë (2-0) në javën e parë dhe ajo me Shkumbinin (1-2) në transfertë në të dytën, profilizuan një Bese dinjitoze

Publikoje ne:

Besa e këtij sezoni është shfaqur me petkun e një prej skuadrave super-favorite për fitimin e titullit kampion, çka do të ishte trofeu i parë për verdhezinjtë me një histori 84-vjeçare.

Dy fitoret e rëndësishme, me Vllazninë (2-0) në javën e parë dhe ajo me Shkumbinin (1-2) në transfertë në të dytën, profilizuan një skuadër dinjitoze, që me Shpëtim Duron në bankinë e një grup lojtarësh me përvojë të madhe futbollistike (Shehi, Xhafaj, Mancaku) mund t’i sjellë presidentit Bizhdili trofeun e dytë, pas atij në Kupën e Shqipërisë (2006-2007).

Daniel Xhafaj( 2 gola këtë sezon) thotë se ndeshja kundër Laçit mund të duket e lehtë në letër, por për të “Laçi është një kundërshtar i fortë”.

Laçi i drejtuar nga Stavri Nica ka zhvilluar relativisht dy ndeshje të mira: humbi me Skënderbeun 4-3 në Korçë (me një gol të minutës së fundit të realizuar për korçarët nga Jorgo Çipi) dhe barazoi 1-1 në shtëpi me Gramozin (shënoi i pari me anë të Norës me penallti).

Me Llanin në portë, Veliaj në mesfushë (ish-lojtar i Besës) e Norën në sulm, trajneri Nica beson se mund të dalë me një pikë të vlefshme nga stadiumi “Besa”.

NDESHJET NË SEZONIN 2009-2010

BESA
BESA-VLLAZNIA 2-0
SHKUMBINI-BESA 1-2

LACI
SKËNDERBEU-LACI 4-3
LACI-GRAMOZI 1-1

RENDITJA E KATEGORISE SUPERIORE, JAVA 2
Skuadra    N     F     B     H     GSH     GP     P
1     Dinamo     2     2     0     0     6     1     6
2     Besa     2     2     0     0     4     1     6
3     Apolonia     2     1     0     1     2     1     3
4     Skënderbeu     2     1     0     1     4     4     3
5     Flamurtari     2     1     0     1     3     4     3
6     Tirana     2     1     0     1     2     3     3
7     Teuta     2     1     0     1     2     3     3
8     Vllaznia     2     1     0     1     1     2     3
9     Gramozi     2     0     2     0     1     1     2
10     Laçi     2     0     1     1     4     5     1
11     Shkumbini     2     0     1     1     1     2     1
12     Kastrioti     2     0     0     2     2     5     0

E Shtune, 12 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›