E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa Gaxherri kthehet në LDK

LDK njoftoi se të dielën Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë e Pejës, me të gjitha nëndegët dhe strukturat e saj iu bashkua LDK-së.
Në kumtesën e LDK-së thuhet se LDK, kryetari Mustafa dhe Dega e LDK-së e Pejës mirëpresin ardhjen e Degës së LDD-së, të drejtuesve të saj dhe të gjithë veprimtarëve.

“LDK-ja e konsideron këtë akt si shumë të rëndësishëm për bashkimin e elektoratit rugovian në Pejë dhe në Kosovë dhe për fuqizimin e mëtejmë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK-ja e mirëpret në veçanti kthimin e zonjës Besa Gaxherri dhe të bashkëpunëtorëve të saj në LDK dhe ardhjen e tyre e konsideron si akt fuqizimi të Degës së LDK-së në Pejë”, thuhet në komunikatë

Akti solemn i zyrtarizimit të këtij bashkimi do të bëhet gjatë takimit të kryetarit Mustafa me elektoratin e nëndegëve të Lugut të Baranit, në orën 19, në Baran të Pejës.

“LDK-ja bën thirrje për aktivitet të përditshëm në Pejë, në të gjitha nivelet e organizimit të LDK-së, për të rritur komunikimin dhe përkrahjen për LDK-në, me qëllim që LDK-ja të dalë e para në zgjedhjet lokale të këtij viti”, thuhet në kumtesë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›