Besa Haxhiu kerkon suksesin e pare ndaj Dinamos
Besa kerkon sot ndaj kampiones ne fuqi te Kategorise Superiore Dinamos fitoren e pare pas kater javesh. Madje ky do te jete dhe suksesi i pare i vlonjatit te pankines se Beses Gerti Haxhiu i cili pas dy humbjeve me Lacin dhe Skenderbeun nuk mund te pranoje nje disfate tjeter sidomos ne shtepine e tij. Mendoj se jemi te mireorganizuar dhe me me shume vullnet mund te arrijme objektivin. Nuk mendoj se ekipi ka lodhje perkundrazi eshte i fresket per kete ndeshje. Nisur nga takimi i fundit qe luajtem ne Korce mendoj se kemi ndryshuar shume. Jemi me optimiste gjithashtu ekipi eshte i plote. Qe do te thote se nuk kemi mungesa. Me Dinamon shpresoj te zhvillojme nje ndeshje te bukur dhe pse jo te marrim tri pike. Ka ardhur koha qe te guxojme dhe te kerkojme tri piket perfundon Haxhiu.